SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për masën e sigurisë për Sali Berishës, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.
Mësohet se prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe jo “arrest në burg”, për Berishën. Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë pritet që të zhvillohet javën e ardhshme me 26 Dhjetor.
“Të martën, ora 10:00 në Gjykatën e Posaçme do të dëgjohen palët. Çështja nuk do të shqyrtohet në dhomë këshillimi por në prani të palëve, prokurorëve të SPAK, mbrojtjes së ish-kryeministrit, avokatëve të tij dhe vetë Berishës.
Në njoftimin për mediat thuhet se “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 12.2023 ora 10:00.
Tiranë, më datë 22.12.2023”.