SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Basha mesazh demokratëve!

Kreu i PD, Lulzim Basha në Facebook ka ndarë pamjen nga festa e 33-vjetorit të themelimit të partisë, duke dhënë një mesazh për demokratët.

Basha shkruan se demokratët duhet të bashkohen në PD, e cila është familja e të gjithëve.

“Për të gjithë ata kontributorë themelues dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vite nuk janë ndier në shtëpinë e tyre, ejani, Partia Demokratike e Shqipërisë është familja juaj, ne ju mirëpresim të gjithëve”, shkruan Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *