SPAK kërkon ekstradimin e Dritan Rexhepit!

Prokuroria e Posaçme ka përgatitur dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Mësohet se dosja do i kalojë ministrisë së Drejtësisë për të nisur procedurat.

Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi i cili u arrestua në 8 nëntor në periferi të Stambollit, kishte hyrë në Turqi me pasaportë kolumbiane. Prangosja e të kërkuarit në një vilë luksoze në periferi të Stambollit, sipas mediave, ndodhi falë gjurmimit të tij nga autoritetet italiane ku ka një dënim prej 16 vitesh në mungesë për trafik droge.

 

Në Shqipëri Dritan Rexhepi ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në 1998, për një dënim me 4 vite burg për falsifikim dokumentesh si edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës çështje në gjykim e sipër. Shqipëria dhe Italia tashmë kërkojnë ekstradimin e të arrestuarit nga Turqia.

Në Itali Rexhepi akuzohet nga prokuroria e Firences, për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020. Gjatë këtij aksioni drejtësia italiane arrestoi 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit dhe shpalli në kërkim 11 të tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *