Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizura, bën me dije se po kërkon informacion në lidhje me tenderat e zhvilluara gjatë viteve të fundit nga ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi, por nuk ka zbuluar detaje nëse janë gjetur fakte të tjera penale.
Seanca për raportimin 2 mujor që duhet të mbahej sot, është shtyrë për të martën (datë 14 dhjetor 2021), ku do të paraqitet dhe mbrojtja.
Avokati Dorjan Matlija thotë se zgjerimi i hetimeve është tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar. Vlen të përmendet se ish-drejtori Thoma Gëllçi është nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë drejtor.
/Priza.al/