Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar konfiskimin e 22 pasurive të familjes Habilaj, vlera e të cilave arrin në 82.4 milion lekët të reja. Më herët, SPAK kërkoi 63 vite burg për grupin kriminal Habilaj, pasi ata akuzohen për ‘kultivim dhe trafikim lendësh narkotike’ në kuadër të grupit kriminal.
Moisi Habilaj prej kohësh ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.