SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit.

Kërkesa është në bazë të Operacionit “Forca e Ligjit”, i cili më herët ka kërkuar vendosjen nën sekuestro të pasurive të Dajtit. Ende nuk dihet se cilat pasuri të të dënuarit me 25 vite burg pritet që të sekuestrohen, por mësohet se bëhet fjalë për 6 pasuri.

Të mërkurën, në orën 13:30, pritet që të shqyrtohet kërkesa e SPAK nga Gjykata e Posaçme.

OFL ra në gjurmët e Dajtit në shkurt të vitit të kaluar. Dritan Dajti ndodhet aktualisht në burgun 302, në Tiranë. Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertonte atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë në vitin 2009 në Durrës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *