SPAK ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i ankimimit në Apeline Posaçëm për heqjen e sekuestros së pasurive të Jamambër Malltezit. Ky i fundit ka ankimuar vendimin e GJKKO, e cila ka vënë nën sekuestro 25 pasuri të dhëndrit të Berishës, ndër to apartamente, një vilë , 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.
SPAK argumenton se gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila la të lirë Malltezin, është në konflikt interesi.
Dhëndri i ish-kryeministrit akuzohet për përfshirje në aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.