SPAK do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e la Jamarbër Malltezin në arrest shtëpie.
Dje Apeli liroi nga burgu Jamarbër Malltezin dhe la në fuqi masën detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjyqtarja argumentoi për dhënien e vendimit se Malltezi nuk mund të prishë provat dhe nuk ka rrezik të largohet jashtë vendit.
Jamarbër Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”. SPAK thotë se ai ka përfituar 5.4 milionë Euro gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërsa ky i fundit akuzohet për korrupsion pasiv. Nën hetim për këtë rast është edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.