Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë që në orët e para të mëngjesit për kontroll në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë shkuar rreth orës 8 të mëngjesit në banesën e Veliajt.
Pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut.
Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.