SPAK lë në burg ish-truproja e Saimir Tahirit deri në përfundim të hetimeve

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin “arrest me burg” ndaj Markut, ky i fundit i akuzuar për “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Hekuran Marku u ekstraduar ditën e djeshme nga Gjermania në Shqipëri, për t’u përballur me akuzat.

Ndërsa ish-truproja tjetër e Tahirit, Paulin Deda, është ende i lirë në Francë, pasi ka kërkuar azil politik atje dhe autoritetet franceze duke shqyrtuar kërkesën e tij.

SPAK ka kërkuar arrestimin e tyre disa muaj më parë, pasi emrat e tyre dolën në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *