Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në pyetje ish-oficerin e krimeve të Elbasanit, Krenar Guçi, fotoja e të cilit u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit dhe mendohet se ishte shënjetra e radhës.
Bëhet me dije se efektivi është marrë në pyetje pak ditë më parë nga prokurorët që merren me çështjen e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Mësohet se ai është pyetur nga prokurort nëse më parë ka marrë kërcënime kur ka qenë në detyrë.
Gguçi është marrë në mbrojtje nga Policia, po ashtu dhe familjen e tij. Kujtojmë që pak javë më parë në telefonin e Dumanit u gjet fotoja e Guçes dhe dyshohet se Erion Alibeaj ka qenë ai që ka porositur vrasjen e tij.