Skandali tashmë prej 4 ditësh ka përfshirë jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare që kanë nisur të flasin për këtë mega-përgjim dhe vjedhje të dhënash.
Ndërkohë, pas katër ditëve verifikime, SPAK regjistroi çështjen për skandalin e patronazhimit për veprën e përhapjes së sekreteve vetjake, sipas nenit 122 të kodit penal.
Nga sa është bërë publike, për këtë çështje është hedhur shorti dhe i ka rënë prokurores antikorrupsion Enkelejda Millonai.
Burimet e “TCH” thanë zyrtarisht se, oficerët e policisë gjyqësore janë urdhëruar të këqyrin databasin në fjalë, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për ndërhyrje të mafias që i publikoi apo pranë subjektit politik.
Skandali i patronazhimit u publikua së pari nga një media, ku rezultoi se të dhënat personale të gati 910 mijë personave në kryeqytet përfshi numra telefoni, adresa dhe vende pune, apo edhe përkatësia politike, detajoheshin nga një person i caktuar si patronazhist.
/Burimi: TCH/