Kryetari i PL-së, Ilir Meta e konsideron lajm qesharak kërkesën e SPAK drejtuar KQZ për formularin e vetëdeklarimit.
Ilir Meta: Unë nuk di asgjë, përveçse dua të falënderoj Kryemadhin e cila në ndihmë të SPAK-ut, për ta ndihmuar që të bëjë punën e tij i ka bërë publike edhe certifikatën time.
Ajo që unë di është që Fuga me porosi të Ramës përpiqet që ta largoje sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim me larvën e bashkisë dhe me Tao Taon duke u shprehur herë në emër të autoritetit të manipulimit të dosjeve, herë ne emër të kryetares së parlamentit që ishte tromaksur.
Unë di shumë letra dhe fakte, por që në datën 8 gusht ekziston një shkresë zyrtare ku kërkohet nga i njëjti titullar gjendjes civile lidhur me të dhënat e mia, për gjeneralitetet.
Po ashtu u njohëm edhe me një kërkesë tjetër drejtuar KQZ. Kjo tregon që u dashkan 2-3 jave për një certifikatë që përmes e-albanias mund ta gjenin. Por arsye është se duan të prodhojnë lajme në funksion të panikut që ka zënë Ramën përballë një opozite të vërtetë në vendin tonë.