SPAK ka nisur hetim pasuror për 8 grupet kriminale që u goditën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, e Henrik Hoxhajt. Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme përkrah hetimit penal, do verifikoj edhe pasuritë e të 32 personave të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.
SPAK pritet të kërkoj informacion në bankat e nivelit të dytë për të gjitha llogaritë bankare të tyre.
Sipas burimeve pranë SPAK mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e këtyre personave do dërgohen edhe në institucionet e agjencisë së pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tyre e familjarëve apo jo