‘SPAK po ha nga ju shumë’/ Rama paralajmëron drejtësin: S’po flasim, por mos na e merrni për dobësi

Kryeministri Edi Rama është distancuar edhe njëherë përmes deklaratave të tij, nga të gjithë të korruptuarit nga gjirizi i PS-së. Në fjalën e tij të gjatë në Kongres, ku shihet në djersë i gjithi, Rama tha se nuk mund të jetë e largët dita, që një ditë të çojë vetë ndonjë prej të korruptuarve në SPAK. “Mos ta marrin për  dobësi se jemi shumica,  vendimet absurde për një arkë peshk dhe  dhe 3 vite burg për një dritare të shtuar janë skandaloze. Drejtësia mos të haj vetëm nga njëra anë”, tha Rama

Deklarata

Nuk është faji ynë që askush para nesh nuk e nisi këtë rrugë sepse të gjithë u stepën goditjen brenda radhëve të pushtetit politik. Sikur ta kishin nisur më parë këtë reformë, do të kishim një Shqipëri tjetër. Janë humbur 25 vjet. Koha që humbet bashkë me mundësitë që sjellë është shumë më e gjatë. Koha i solli Shqipëria nuk i shfrytëzoi. Duhet të durojmë dhe të shtrëngojmë dhëmbët për drejtësi. Duhet të durojmë absurditete. Dënohet një këngëtar se zgjeron dritare, ndërkohë që struktura policore presin akoma prej muaj që gjykatësit të mos marrin në mbrojtje në mbrojtje një pallat në breg të detit. Nëse gjërat do të kishin ardhur tek arkat e peshkut dhe dritareja, nuk do habitej njeri, por në raport me sensin moral, ato janë skandale. Unë jam mbështetësi më i madh e i vendosur i SPAK, e duke qenë se kurrë nuk e kam thënë asnjë fjalë më shumë, më takon edhe një pyetje, ata që i nxorri vettingu jashtë se kishin shtëpi dhe apartamente nuk është thirrur asnjë për t’u pyetur; ku i ke gjetur këto 7 shtëpi? Nëse nuk dënohen ata që japin drejtësi nuk bëhet një shtet. Dhëntë zoti se mbështetja jonë pa kushte, që një shumicë kaq e fortë sa ne të mos hapë asnjë fjalë, të mos e lexojnë si dobësi prokurorët e SPAK. Kampionët nuk janë në PS por në partitë e tjera. Kush rri në hijen e PS dhe ka llogari për t’i dhënë drejtësisë të shkojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *