Ambasadorja Yuri Kim ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat gjatë procesit të përzgjedhjes së kreut të SPAK duke përcaktuar rolin e saj dhe të SHBA-ve në këtë moment të rëndësishëm. Kim ka ripërsëritur se ky proces dhe reforma në drejtësi duhet të vijoj sepse populli e dëshiron dhe se si ambasadore nuk mbështet asnjë emër konkret por nuk ka lënë pa përmendur faktin se zgjedhja duhet të jetë mbi kritere dhe jo favore apo kërcënim.
“Kam parë shumë teori konspirative por erdha për të thënë që ky është një hap i rëndësishëm. Nuk erdha për të thënë cilin të votoni, Unë them atë që nënkuptoj dhe nënkuptoj atë që them mbetet prioritet i shteteve të Bashkuara se reforma në drejtësi duhet të vazhdoj. Është bërë shumë përparim fal qeverisë dhe opozitës dhe kritikës merita i shkon media dhe qytetarëve. Puna e shteteve të Bashkuara është që t’ju mbështes. Ju duhet ta duanë ndryshimin më shumë sesa ne.
Njerëzit duhet ta kërkoj ndryshimin pa popullin ndryshimi nuk vazhdon. Prandaj ky është një çast i rëndësishëm. Të tre kandidatët janë shumë të mirë dhe zgjedhja është e vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë mbi faktet. Nuk duhet të bazohet nga perceptimi i kërcënimeve apo premtimet për favore. Kjo do të thyente integritetin e procesit. Është e rëndësishme edhe që ai që zgjidhet të dijë se është zgjedhur mbi kriteret, jo premtimet për favore, sepse në këtë mënyrë do të ishte një njeri që i detyrohet diçka ndokujt. Kushdo që zgjidhet duhet të mendojë se pronari i tij i vetëm është ligji” u shpreh Kim.