SPAK rihap dosjen e CEZ-Dia, Balla: Jam i gatshëm të sjell dokumente, dëshmia e Ismailajt kyç për….

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për mediat nga Fieri në lidhje me dosjen CEZ-DIA, pasi është rihapur nga SPAK, duke marrë në pyetje një prej dëshmitarëve kryesorë sipas tij.

Balla pohon se është i gatshëm që të bashkëpunojë me SPAK, për t’i dhënë dokumente dhe prova, të cilat zbulojnë aferën, të siguruar prej tij gjatë kohës kur drejtonte Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Kuvendi është investuar në atë çështje, në një komision hetimor parlamentar. Raporti është depozituar në 2017 në prokurorinë e përgjithshme. Prokuroria nuk kreu hetime për një nga aferat me të rënda korruptive në 30 vitet e fundit.
Ne kemi arritur në konkluzionin që shteti shqiptarë ka humbur rreth 418 milionë euro, bëhet fjalë për privatizimin e një kompanie shumë të madhe shtetërore, me mjaft asete, ende nuk është gjetur me çfarë shume u shit, dhe më pas 3 vitesh privatizim, kompania u rishtetëzua. Bëra një parashtresë për të rikujtuar publikun shqiptar se për çfarë bëhet fjalë.

E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga mediat, jo zyrtarisht nga vetë SPAK për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesor në dosjen CEZ. Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj por nëse pranon të bashkëpunoj me drejtësinë në funksion të zbardhjes së kësaj afere do të ishte diçka e mirë.

Të mos harrojmë që Kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Ramë Berishën dhe bashkëpunëtorë apo familjar të tij lidhur me këtë çështje. Mendoj që prokuroria duhet ti marrë të gjithë në pyetje.
Në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor përkatës prej 2017 i kam kërkuar prokurorisë të thirrem për ti vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.
Mendoj që zbardhja e kësaj çështje është jo vetëm një detyrim i drejtësisë së re por është një detyrim edhe i secilit prej nesh që është në dijeni të atij krimi.

SPAK duhet të informojë publikun nëse është hapur kjo çështje”, u shpreh Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *