SPAK ka firmosur sekuestrimin e dy pronave të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Ky i fundit po hetohet për fshehje pasurie. Thanza, që u shkarkua nga Vetting-u është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK.
Ai u akuzua për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, është ajo e cila po merret me hetimin.
Pak ditë më parë ajo iu drejtua GJKKO-së për sekuekstrimin e të paktën dy pasurive të Thanzës. Konkretisht, Gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhd, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish anëtari i gjykatës së Lartë nuk justifikonte me burime të ligjshme.
/Priza.al/