SPAK shpall në kërkim 14 “bosët”, pas dëshmive të Dumanit dhe Hoxhajt, shkresa i përcillet Interpolit

Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit, ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 14 personat që akuzohen për vepra të rënda penale, si grabitje e krime ndaj personit, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, që u arrestuan gjatë operacionit “Plumbi I Artë”.

Aty janë të gjitha gjeneralitetet e personave të shpallur në kërkim në pikat kufitare të vendit si dhe çdo e dhënë e velefshme për identifikimin e tyre.
Formulari i SPAK i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit ndaj tyre të cilët klasifikohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Priten që emrat e tyre të listohet në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar.

NË KËRKIM

-Eljo (Ervis) Bitri,
-Festim Qoli,
-Alban Bengasi,
-Ervis Martinaj,
-Elvin Merlika
-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
-Agron (Kamber) Mehja,
-Aleks Çela alias (Tom Qorri)
-Talo Çela,
-Agim Gjini,
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
-Florenc Çapia
-Abedin Mama (Dine Çami)

E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *