Prokuroria e Posaçme ka shtuar akuzën “pastrim parash” ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato.
Kjo akuzë u komunikua gjatë seancës së sotme, ku u kërkua gjithashtu zgjatja e hetimeve për Taulant Tushen me tre muaj, një kërkesë e pranuar nga gjykata. Molla dhe Qato ishin tashmë të akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë”.
Të tre ish-drejtorët u arrestuan në mars të këtij viti, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”, lidhur me tenderat pranë bashkisë.