SPAK takim pune me DNA, Prokurori italian: Hyrja e Shqipërisë në BE lehtëson bashkëpunimin mes dy vendeve

Prokurori italian u shpreh se dy vendet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre kundër mafies shqiptare e cila ka lidhje të forta me mafien italiane.

Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar mes SPAK dhe DNA, prokurori italian tha se Italia dëshiron hyrjen e Shqipërisë në BE pasi kjo sipas tij do të lehtësonte bashkëpunimin nëpërmjet dy vendeve.

“Të dhënat që u publikuan mbi numrin e skuadrave hetimore të përbashkëta kanë treguar prani të eksponentëve të mëdha mafioze në Shqipëri, që veprojnë me mafien italiane. Ne duhet të bashkëpunojmë, të bëjmë kërkime të përbashkëta të provave. Që në vitet ‘80 hetuesit arritën të bënin hetime ndaj krimit të organizuar transkombëtarë. E uroj shumë hyrjen e Shqipërisë në BE, atëherë do të kemi në dispozicion të gjitha mjetet që të kapim mafien shqiptare”, deklaroi Prokurori italian.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *