Kreu i shtetit Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” e ka quajtur të vonuar operacionin e SPAK. Meta shprehet se duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjithashtu Meta shton se duhet të jepen sqarime pse nuk janë arrestuar të gjithë të kërkuarit.
Ilir Meta: SPAK te kishte vepruar para zgjedhjeve. Duhet te kete sqarime per publikun pse aksioni i fundit nuk coi ne ndalimin e te gjithe te dyshuarve.
Personat që janë arrestuar sot nga SPAK, janë ata të cilët janë akuzuar dhe për krimet zgjedhore. Alarmant është fakti që informacioni ka rrjedhur një ditë para se të ekzekutoheshin këto urdhra arresti. Shpresojmë që drejtësia të funksionojë dhe ata që kanë qenë deri dje të paprekshëm sot të jenë para drejtësisë.
E rëndësishme është që hetimi të vazhdojë dhe të jetë i pavarur, unë këtu nuk po përmend vetëm incidentet në kohën e zgjedhjeve por dhe ato më përpara.
Vetem nje goditje e forte, jo selektive, duke mos mbajtur anen e nje grupi kriminal kunder nje grupi tjeter, vetem duke zbatuar ligjin, do te riktheje besimin e qytetareve tek drejtesia.
E vërteta është që kriminalizimi i jetës politike e shoqërore është si asnjëherë më parë, e dimë se çfarë ndodh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë si Fier, Durrës, Shkodër, Elbasan dominanca e grupeve kriminale dhe rivalitet midis tyre janë problem shumë i madh. Vetëm një goditje e fort ndaj tyre dhe jo selektive dhe duke mos mbajtur anë të grupeve të ndryshme, por të zbatohet ligji mund të kthej sigurinë në vend.