SPAK-u do të hetojë për zgjedhjet/ Ambasadorja e SHBA-ve, Kim, garanton qytetarët: Kush pengoi për të votuar lirshëm, do të ndiqet penalisht  

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pak më parë në lidhje me njoftimin e SPAK, për hetimet e krimeve elektorale.

Ambasadorja amerikane u ka dhënë një mesazh edhe prokurorëve, ku kërkon të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa shton se, ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar në liri të plotë, duhet të ndiqen penalisht, shkruante Kim në Twitter.

Sipas njoftimit të SPAK, ka nisur procedimi penal për 33 raste që lidhjen me denoncim për zgjedhjet e 25 prillit.

“Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”,- shkruante Yuri Kim në profilin e saj.

Më herët SPAK publikoi të dhënat në lidhje me denoncimet e bëra nga subjektet politike për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.

Janë 33 procedime në lidhje me parregullsitë në zgjedhje, 29 prej të cilëve për korrupsion në zgjedhje dhe 2 procedime për përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike apo zgjedhore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *