Napoli dëshiron të rifillojë rrugëtimin drejt Scudettos. Napoletanët dalin në fushë të premten në Lecce për të lënë pas disfatën e keqe në shtëpi kundër Milanit, kundërshtari i tyre i radhës në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i Napolit foli për mediat rreth ecurisë së Napolit në Serie A dhe në Champions League.
Tekniku e cilësoi skuadrën e tij si kampione të Serie A, por në ndeshjen kundër Milanit ai theksoi se skuadra e humbi stabilitetin në fushë, lojtarët sipas tij bënë disa gabime të cilat vulosën fatin e ndeshjes.
“Ne e keni atribuar konceptin e pagabueshmërisë, ne kemi qëndruar gjithmonë të përulur, duke ditur që kemi defekte si skuadrat e tjera. Ka qenë vetëm aftësia e lojtarëve që ka nxjerrë në pah cilësitë më të mira që kanë, duke mos parë gjë tjetër.
Ne e dime qe Milani erdhi ne ndeshje me friken se mos e humbiste, ndoshta me te gjitha fjalimet qe behen me besimin se mund te jete nje ndeshje plotesuese drejt Champions League.
Kjo bëri diferencën për motivet e ndeshjes. Pasi folëm qetësisht me lojtarët për atë që ndodhi, ne e dimë shumë mirë se tani e tutje do të jenë të gjitha beteja të vështira për tu fituar.
Pastaj është edhe stërvitje, duke folur për disa disfata, nuk mund të fitosh gjithmonë”.