Spanja bind me lojë, talentet e Barçës i japin fitoren ekipit të Enrikes në miqësoren me Jordaninë

Spanja ka treguar se është në formë para Botërorit të Katarit. Kombëtarja e drejtuar nga Luis Enrike triumfoi 1-3 ndaj Jordanisë në “Amman International Stadium”.

Serinë e golave e hapi Ansu Fati, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 13. Më pas, në pjesën e dytë ishte Gavi, ai i cili shënoi golin e dytë.

Llogaritë i mbylli Niko Uilliams në minutën e 84, teksa në minutat e fundit, Jordania gjeti golin e nderit.

Kështu Spanja shkon gati në Botëror, ku do të ndeshet në sfidën e parë me Kosta Rikën, teksa më pas do të luajë dhe me Gjermaninë e Japoninë në grupin E.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *