Spanja ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e EURO 2020, dhe ka arritur të mposhtë Zvicrën në Shën Petërsburg të Rusisë. 120 minuta nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e çiftit Zvicër-Spanjë, dhe skuadra që siguroi një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020 u përcaktua nga 11-metërshat. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 77-të, Spanja e mundi Zvicrën me rezultatin 3-1.
Koha e rregullt e ndeshjes mes Spanjës dhe Zvicrës u mbyll me rezultatin 1-1. Spanja do të luajë në gjysmë finale me fituesin e çiftit Belgjikë-Itali. Spanja shënoi e para pas tetë minutash lojë. Sfida u barazua në minutën e 68-të me futbollistin shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili realizoi për zviceranët, i treti gol për të në këtë Evropian.
Në minutën e 77, Freuler e la Zvicrën me 10 lojtarë. Edhe minutat shtesë nuk prodhuan gola, pavarësisht se tentative pati. Ndeshja shkoi me penallti, e dyta për këtë Evropian. . Shar, Akanji dhe Vargas humbën radhazi gjuajtjet e tyre dhe i dhanë fitoren Spanjës.