Spanjë/ Anija përplaset pranë ishujve Kanarie, 3 të vdekur dhe një vajzë 6-vjeçare e humbur

Rescue workers search for bodies after a boat with 46 migrants from the Maghreb region capsized in the beach of Orzola, in the Canary Island of Lanzarote, Spain June 18, 2021. REUTERS/Borja Suarez

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë, përfshirë edhe një vajzë 6-vjeçare, janë zhdukur, pasi një anije me emigrantë dhe refugjatë u përplas në bregun shkëmbor të Lanzarote në Ishujt Kanarie të Spanjës, kanë konfirmuar autoritetet lokale.

Anija po i afrohej bregut të fshatit Órzola të enjten në mbrëmje, kur u përmbys disa metra larg nga toka, duke i hedhur pasagjerët në ujë. Ekipi i  urgjencës gjeti 3 trupa, dy burra dhe një grua, ndërsa shpëtoi 41 persona, mes tyre 19 gra dhe 7 fëmijë të kombësive sub-Sahariane.

Gjithashtu një helikopter po monitoron bregdetin përreth rajonit verior të Lanzarote të Muelle de Orzola për dy të zhdukurit. Banori i quajtur Marcos Lemes, i cili ishte i pari i pranishëm në skenë, lajmëroi shërbimet e urgjencës. Ndërkohë ai kishte filluar të ndihmonte njerëzit dhe ti tërhiqte nga uji, pasi i dha telefonin e tij një djali për ta përdorur si dritë duke qënë se ishte errësirë. “Unë ika nga shtëpia me dy vozina dhe kur arrita atje ishte çmenduri … pashë një numër të madh njerëzish në shkëmb”. Një duzinë e grupit të shpëtuar, duke përfshirë dy foshnje dhe dy fëmijë të vegjël, u transferuan në spital, thanë shërbimet rajonale të urgjencës.

Deri më tani këtë vit më shumë se 5,700 njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm nga Afrika në arkipelagun Spanjoll, të paktën dy herë më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, i cili në vetvete pa një rritje tetëfish nga 2019. Kufizimet në udhëtimet ajrore dhe mbylljet e kufijve, kanë kontribuar pjesërisht në rritjen e trafikut, i cili vjen përkundër kontrolleve më të ashpra për të parandaluar kalimet e detit Mesdhe në Evropë. Një rekord prej 850 njerëz vdiqën ndërsa u përpoqën të udhëtonin në Atlantik vitin e kaluar.

Deri më tani këtë vit, të paktën 130 njerëz që u përpoqën të kalonin, kanë vdekur ose janë zhdukur, sipas Projektit të Migrantëve të Humbur të agjencisë së migrimit. Vetëm 58 trupa janë gjetur.

/Burimi Aljazeera/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *