Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, zbulohet plantacioni me kanabis

Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion kanabisi në komunën Baix Penedès, afër Katalonjës. Në dy banesa, ngjitur me njëra-tjetrën, përveç bimëve të mbjella, janë gjetur edhe 22 kilogramë kanabis i bërë gati për shitje. Në kuadër të këtij operacioni, sipas mediave spanjolle janë arrestuar 4 shqiptarë të cilët i përkisnin një organizate kriminale.

Mbi shqiptarët rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike dhe ndërhyrje në rrjetin elektrik. Kjo e fundit lidhet me zbulimin e një mashtrimi në rrjetin elektrik me fuqi 150 amper, me të cilin mund të furnizoheshin deri në 70 banesa.

Bimët u gjetën të shprëndara në disa dhoma të dy banesave, në të cilat ishte instaluar sistemi led i ndriçimit. Për shkak të konsumit të lartë të energjisë elektrike në shtëpitë ku ndodheshin plantacionet, fqinjët kishin patur vazhdimisht ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *