Spanjë/ E kishin kthyer pyllin e Prioratit në plantacion kanabisi, 2 vëllezërve shqiptarë u hidhen prangat

Skuadra policore Mossos ka çmontuar një bandë shqiptare që i ishte përkushtuar kultivimit të marihuanës në zonat e pyllëzuara të Prioratit.

Skuadra Els Mossos dhe policia vendore e Cambrils arrestuan dy burra dhe një grua të hënën e kaluar për krime që i përkisnin një organizate kriminale dhe vepronin në dëm të shëndetit publik.

Një nga të arrestuarit është kreu i bandës dhe dy të tjerët janë vëllai dhe e dashura e tij.

Hetimi filloi në tetor 2020 pas raportimeve të ndryshme për një banesë të vendosur në Cambrils, e cila dyshohej se strehonte shtetas shqiptarë në lidhje me kultivimin e marihuanës.

Hetimi çoi në zbulimin e tri plantacioneve në Ulldemolins, Cabacés dhe La Figuera. Banda mbante qytetarë shqiptarë si kujdestarë të bimëve.

Në fillim të hetimit, oficerët e policisë po hetonin për javë të tëra banesën, derisa në nëntor u verifikua se ata ishin larguar.

Në mars të këtij viti, aktiviteti u zbulua përsëri në banesën e hetuar dhe përpjekjet e policisë rifilluan.

Policia zbuloi se ishte një organizatë kushtuar kultivimit të marihuanës në natyrë.

Në Cambrils, kreu i organizatës ishte një qytetar shqiptar 50-vjeçar; e dashura e tij spanjolle 47-vjeçare; dhe vëllai i drejtuesit, një shtetas shqiptar 33 vjeç.

Çifti dhe vëllai i kreut të organizatës luanin role të spikatura në strukturën kriminale.

Në fazën e parë të hetimit, një operacion policor u zhvillua më 22 korrik për të çmontuar plantacionin e vendosur në Ulldemolins.

Pastaj u arrestuan katër burra, të moshës midis 19 dhe 32 vjeç, të gjithë me kombësi shqiptare dhe pa një adresë ku rrinin.

Në këtë plantacion të parë, u gjetën 3,175 bimë kanabis të lulëzuara, 2,080 prerje dhe 10,900 gram sytha marihuanë. Katër të arrestuarit shkuan në burg.

Hetimi vazhdoi dhe të hënën e kaluar u krijua një operacion i dytë policor në plantacionet e Cabacés dhe La Figuera.

Duke pasur parasysh karakteristikat e terrenit, pati pjesëmarrje të Grupit Special të Ndërhyrjes të Njësisë Malore, helikopterit, si dhe agjentëve të sigurisë publike dhe hetimit.

Këto dy plantacione ishin të ngjashme me të parën: të vendosura në mes të një zone të pyllëzuar me tarraca të gatshme për të strehuar mijëra bimë, një zonë tharëse për të përgatitur drogën dhe për ta lëvizur atë si dhe një zonë kampingu me tenda për kujdestarët. 4,600 bimë ishin të vendosura në Cabacés dhe 8,178 në La Figuera.

Më pas, tri personat u arrestuan, përfshirë kreun e organizatës dhe u kontrollua dhe shtëpia në Cambril, veçanërisht në Vilafortuny.

Aty ata gjetën rreth një kilogram marihuanë, dokumentacion në lidhje me veprimtarinë kriminale dhe informacione të anëtarëve që morën pjesë si kopshtarë.

Në total, shtatë persona janë arrestuar në këto operacione: kreu i bandës, dy ndihmësit e tij kryesorë dhe katër burra që vepronin si kopshtarë. Të shtatë u dërguan në burg pasi u vunë në dispozicion të gjykatës.

Image

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *