Një shtetas shqiptar është kapur së fundmi në zonën e Maellas në Spanjë
Shqiptari mbante me vete një sasi të konsiderueshme kanabisi gjatë një kontrolli rutinë të autoriteteve spanjolle shtetasi shqiptar u ndalu për tu kontrolluar për konsumin e alkoolit dhe lëndëve narkotike teksa lëvizte me një automjet tip furgon, por era e fortë e kanabisit alarmoi oficerët spanjollë të cilët prangosën 40-vjeçarin i cili mbetet në qeli deri në marrjen e vendimit ndaj tij.
40-vjeçari, banues në Lérida kishte mbështjellë 17 kilogramë kanabis me qese plastike në një tentativë për të fshehur erën e fortë karakterisitike të lëndër narkotike, por dështoi duke rezultuar në arrestimin e tij.