Një sasi e madhe lënde narkotike është kapur në Spanjë, duke thyer kështu rekordin prej 32 ton.
Mediat spanjolle njoftojnë se kjo sasi e madhe droge kap vlerën prej 64 milionë euro, ku të arrestuar deri më tani janë 20 persona të moshave nga 20 deri në 59 vjeç.
“Policia ka sekuestruar sasinë më të madhe të marihuanës së paketuar që është gjetur deri më sot. Ajo korrespondon me rreth 1.1 milion bimë”, tha policia në një deklaratë.
Sipas policisë, banda thante bimët e marijuanës, i paketonte dhe i dërgonte në zona në Spanjë, Zvicër, Holandë, Gjermani dhe Belgjikë.
Inacutado el mayor alijo de marihuana descubierto hasta el momento.
La organización desmantelada tenía más de 32 toneladas de cogollos de esta droga almacenada en Toledo, Ciudad Real, Valencia y Asturias.https://t.co/hXx8XR9HdE pic.twitter.com/QigxbsuBg0
— Guardia Civil (@guardiacivil) November 5, 2022