Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Në aksionin e zhvilluar në afërsi të kënetës Camarasa, në Comarca de la Noguera, u sekuestruan gjithsej 3650 bimë marijuane dhe 1137 rrënjë kanabis. Operacioni filloi kur anëtarët e Gardës Civile të Kompanisë së Balaguer u vunë në dijeni për ekzistencën e një baze të kultivimit të marijuanës në këtë zonë.
Mediat spanjolle raportojnë se të arrestuarit kishin ngritur një kamp të vogël me infrastrukturë të mjaftueshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës.
Zona, përveçse terren i vështirë, ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm nga të arrestuarit, për të mos u zbuluar nga policia. Po ashtu mësohet se shqiptarët merrnin ujë nga këneta dhe vadisin kanabisin, ndërsa gjeneratorët i fshihnin poshtë pishave. Aktualisht shqiptarët janë në paraburgim, në pritje të dënimit të tyre.