Spanjë/ La Sinajn të plagosur në derën e spitalit, zbardhet dëshmia e shqiptarit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 29-vjeçarit Endrit Sinaj në Spanjë. Shqiptari u la pa shenja jete në dyert e urgjencës së spitalit në Trueta në Girona nga një bashkatdhetar.

Kamerat e sigurisë kishin kapur targën së makinës me të cilën u soll Sinaj në spital. Në këtë mënyrë policia spanjolle ra në gjurmët e shqiptarit. Ai tregoi se e kishte gjetur Endrit Sinaj të plagosur në anë të rrugës, por nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm.

Pasi u mor në pyetje për një kohë të gjatë dhe kontrollit në banesën e tij, policia e liroi për shkak se rezultoi se nuk kishte lidhje me krimin. Gjithashtu atij iu kthye makina, tip Seat Córdoba, me të cilën ai kishte çuar viktimën në urgjencë.

29-vjeçari Sinaj ishte liruar nga burgu disa ditë përpara se të vritej.

(Emri) Vritet në Spanjë i riu shqiptar, rezulton i arrestuar…


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *