Policia spanjolle arrestoi 16 persona ku pas një kontrolli në dy shtëpi gjeti 13 plantacione marijuanë në zonat rurale të provincave të Madridit, Guadalajara dhe Toledos. Lajmi është konfirmuar nga policia spanjolle.
Gjithashtu u konfiskuan tetë armë zjarri – një pushkë automatike, më shumë se 3,000 bimë marihuanë, 150 kilogramë marihuanë të mbyllur me vakum dhe 54,000 euro para të gatshme. Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për anëtarë të klanit Kavaç, me origjinë nga Mali i Zi.
Për shkak të fitimeve dhe statusit që kishin krijuar, ata jetonin në shtëpi me vlerë mbi një milion e gjysmë euro dhe përdornin automjete të fundit. Por ishte e zakonshme që ata të ndryshonin adresat dhe automjetet e tyre për t’i bërë të vështira për t’u zbuluar nga Policia, por edhe nga armiqtë.