Spanjolli humbi jetën në Divjakë/ Ja pistat ku po hetohet

Miku i shtetasit spanjolli i cili u gjet një ditë më parë pa shenja jete në Divajkë, në ambientet e një hoteli, ka folur për autoritetet. Oskar Velasko në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se së fundmi 47-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni dhe nervozizmi për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshorten e cila ndodhet në Spanjë.

Trupi i Francesco Servia ndodhet në morgun e Tiranës. 47-vjeçari i cili punonte në zonë si specialist për montimin e paisjeve në sera është gjetur nga shoku i tij Oskar Velasko i dëmtuar teksa ka prerë damarët.

Megjithatë ka dyshime nga burime jo zyrtare se mund të jetë edhe vrasje.

Pjesën më të madhe të dëmtimeve viktima i ka pasur në qafë dhe kjo përforcon më shumë pistën e vetëvrasjes.

Prokuroria po kryen hetime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e vërtetë të kryerjes së vetëvrasjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *