Avokati Spartak Ngjela pohoi se ONM nuk drejtohet nga shqiptaret, pasi sipas tij SPAK drejtohet nga Uashingtoni.
“Organi i vettingut është ONM, janë të gjithë ndërkombëtarë. Dhe SPAK i gjithi drejtohet nga Uashingtoni. Gjithë të tjerat nuk ua vë veshin. Reforma në drejtësi është shpresa jonë. Duhet ta çojmë deri në fund. Nuk po e bëjmë ne, por e bëjnë ata të cilët na mbrojnë. E keni vrarë mendjen se në çfarë rreziku është Shqipëria dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor bashkë me Kosovën? Pa ata ku jetojmë dot ne! Saliun dëgjoni ju, Saliu nuk dihet me kë është. Janë dy shtete shqiptare në Ballkan mund të dalë dhe i treti, Maqedonia”, tha Ngjela.