“Spastrim etnik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, Basha: I bëj thirrje Serbisë të ndalojë!

Pas takimit me kreun e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me spastrim etnik nga Serbia. Një thirrje direkte Basha ka pasur për SHBA dhe BE që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur këtë spastrim.

“Në këtë korrik të nxehtë të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e luginës së presheves ku do të vlerësoja spastrimin që po i bëhet komunës së preshevës. OSBE SHBA të bëjë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Në preshevë nuk as dhe një mjek shqiptar, diskriminimi vazhdon. Vazhdon diskriminimi me mosnjohjen e diplomave për ata që kanë studiuar në universitetin e prishtinës. Qytetarët e luginës së preshevës përballen me sfida të mëdha”, tha Basha.

Teksa theksoi se Tirana po e kalon në heshtje këtë situatë, Basha ka thumbuar edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“E gjithë zona e luginës së Presheves ka vetëm një institucion shëndetësor. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Përkundër kësaj situate dhe sfidave të qytetarë ka heshtje dhe mosveprim nga qeveria e Tiranës. Disa fish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze. Kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin dhe vlerat tona. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence dhe për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme politike shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. Unë shpreh mirënjohjen time zotit Arifi dhe drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama këtij problemi kur flet me mikun e tij Vuçiç, por në qoftë se i ka kushtuar pak kohë e ka mbajtur të fshehtë mjaft mirë”, deklaroi Basha.

Edhe Arifi ngriti shqetësimin e spastrimit etnik duke thënë se gjatë këtij takimi ka folur për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Bujanovcit, ndërsa kërkoi dhe ndihmën e shtetit shqiptar.

“Patëm një takim me Bashën paradite kam pasur takim me Metën dhe me ministrin majko dhe tani me Bashën. E njoftova me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e luginës së preshevës kryesisht në Bujanovc, se si është duke vepruar serbia ndaj luginës së preshevës si është duke përdorur metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit të shqipërisë. Besoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Evropëm e bashkuar”, tha Arifi.

Ndërsa foli për forumin ekonomik “Ballkani i Hapur” që u zhvillua sot në Shkup, Basha tha se duhet të marrë fund çdolloj hipokrizie pasi sipas tij në këto takime po prodhojnë vetëm fotografi nga dëshira për protagonizëm.

“Në atë takim nuk e di se çfarë po bëjnë dhe po prodhojnë përveç fotografive. Pozicioni është ai që ka qenë. Duhet ti japim fund hipokrizisë, lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi një synim dhe kërkesë e të gjitha proceseve ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Kanë dëshirë për protagonizëm dalin e bëjnë fotografi në këto ditë vere të nxehta, po kthehet në alibi  dhe ngecje në vend të objektivave që duhet të ketë secili nga shtetet në rajon, duke filluar me njohjen e ndërsjellë të republikës së Serbisë dhe të Kosovës. PD e mbështet dialogun mes dy vendeve. Të na kursejnë një film të parë e të stërparë, që nuk po prodhon gjë për qytetarët”, tha Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *