Spektakël në ‘Wembley’/ Anglia dhe Gjermania e mbyllin barazim pjesën e parë, Neuer thjesht ‘magjik’

Përfundon pjesa e parë e supersfidës së zhvilluar në “Wembley”. Anglia dhe Gjermania kanë dhuruar spektakël, ku ka munguar vetëm goli.

Anglia pati rastin e artë për të kaluar në avantazh, në minutën e 16. Manuel Neuer bëri heroin, duke devijuar një predhë të Sterling, që i shkoi shumë pranë golit.

Në minutën e 27, “3 Luanët” patën sërish shansin me anë  Meguire, që çuditërisht, nga shumë pranë portës, e dërgoi topin jashtë katërkëndëshit të Neuerit.

4 minuta më vonë, një tjetër shkëndijë në “Uembly”, kësaj here ishin gjermanët, por as Verner dhe as Gwsens nuk arritën të përfitonin.

Në minutën e 32, Gjermania i shkoi pranë golit me Timo Verner, gjuajtja e tij brenda zonës, u ndal nga Xhordan Pikford, që evitoi një gol të sigurt.

Por kulmi u arrit në minutën e 45′, por kapiteni Harry Kane nuk e shfytëzoi mundësinë e pastër. Ai mund të kishte mbyllur një pjesë të parë me fitore dhe të ishin më të sigurt në pjesën e dytë, por gaboi duke mos e gjetur fundin e rrjetës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *