“Spektakli i psikiatrisë”/ Shokon fituesi i BB: Donaldi ka qenë në depresion brenda shtëpisë së vipave

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Karloti ka pohuar se ish-konkurrenti Donald Veshaj ka kaluar depresion brenda shtëpisë.

Sakaq, ai ka folur edhe në lidhje me surprizat e shumta që i kanë bërë aktorit të humorit.

Anaid ka folur për të gjitha këto në emisionin “Why Not”, duke pohuar për herë të parë faktin se Donaldi ka dashur ta lërë shtëpinë e “BBVIP”.

Sipas këtij të fundit Donaldi “po shtrydhej pak dhe po kalonte në depresion”.

Ndërkohë, në lidhje me përfitimet e ish-banorit pas gjithë atyre gjerave, Anaidi u shpreh se nuk ka marrë asgjë tjetër përveçse një ”përjashtim” nga televizioni ku po zhvillohej spektakli, pavarësisht reagimeve pozitive nga publiku.

“Ne e bëmë që ti bënim të kuptonin diçka sepse duke qenë se dhe unë kam qenë pjesë e lojës aty dhe po mendoja se po shtrydhej pak si shumë ai djalë kaloi në një fazë që njerëzit nuk e kuptonin por ishte në një depresion të lehtë sa që po mendonte të largohej dhe ta linte. Dhe i dërguam një lloj sinjali i cili përveç se nuk ka dha asnjë ”feedback” pasi dhe unë se kam takuar akoma Donaldin që kur ka dalë nga shtëpia por prej asaj kemi marrë dhe “ban” nga institucioni ku zhvillohej dhe “spektakli i psikiatrisë” sepse asht e quaj”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *