Myrto Uzuni vijon me formën e shkëlqyer në La Liga 2 me fanellën e Granadas teksa sulmuesi i kombëtares shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 28-të në ndeshjen ndaj Villareal B.
Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorras, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke marrë “për dore” ekipin në rrugën drejt objektivit.
Ky ndaj Villareal B, ishte goli numër 15 sezonal për beratasin që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit ndërsa është shndërruar në liderin e Granadës, ndërsa interesant është fakti se goli ndaj Villareal B është i pari që Uzuni realizon në transfertë pasi më parë kishte festuar vetëm në ndeshjet shtëpiake.
Këtë sezon skuadra e Granadës renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjolle.