“Spekulime nga disa mediume serbe”, policia e Kosovës mohon se ka arrestuar një ish-polic serb

Sipas një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka mohuar se një ish-pjesëtar serb  është arrestuar në Mitrovicë të Veriut.

Policia i cilësoi këto informacione si “spekulime nga disa mediume serbe”.

Ky reagim i Policisë së Kosovës vjen pasi disa media serbe raportuan se një ish-pjesëtar i Policisë, i identifikuar si Zoran Mihajlloviç, u arrestua në Mitrovicë të Veriut më 16 dhjetor.

Lajmi se Zoran Mihajlloviç është arrestuar ka nxitur protesta dhe tensione në Veri të Kosovës nga serbët lokalë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *