Një foto e shkrepur nga një studio televizive në Izrael është bërë virale në rrjet. Lital Shemesh, një prezantuese e Kanali 14, u shfaq me pistoletë në brez disa ditë pasi ajo u bëri thirrje izraelitëve të armatoseshin si një mënyrë vetmbrojtje pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.
Shemesh, e cila është gjithashtu një rezerviste e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ka folur hapur për nevojën e Izraelit për të mposhtur Hamasin.
Ajo u shpreh për mediat vendase se sulmi i befasishëm që la rreth 1200 të vdekur ishte një holokaust i dytë për Izraelin, teksa është shprehur se armën e mban për vetëmbrojtje.