Spiropali – Berishës: Vetëm SPAK nuk dëgjon ulërimat e të vrarëve dhe të vjedhurve prej teje

Gjatë seancës së sotme plenare, ministrja Elisa Spiropali ka mbajtur të njëjtën linjë me kryeministrin dhe Ministrit të Drejtësisë në lidhje  SPAK dhe mos hetimin dhe Sali Berishës.

Spiropali u shpreh se korrupsioni, vrasjet si dhe vjedhjet e Sali Berishës ulërasin, ndërkohë që vetëm nga SPAK nuk arrijnë të dëgjohen.

“Ti nuk ke faj që flet për prokurorë për vrasje për grabitje përderisa sa SPAK-u të sheh jo vetëm gjallë por dhe me armën ngrehur. Se nuk shpjegohet ndryshe fakti që nuk je thirrur ende të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret, nga boronicat e Gërdecit, te Nduja i Çezit, te kompleksi Partizani i dhëndrit.

Siç duket ti bën mirë që e luan rolin e viktimës, nga Parisi drejt Washingtonit përderisa SPAK-u nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurve dhe të vrarëve prej teje. Pa folur për ata që u vranë poshtë dritares tënde, ulërimat e tyre janar më janar e drejtësia e familjarëve të tyre, nuk mbërrika deri te dritaret e SPAK-ut”, tha Spiropali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *