Gjatë një seance të tensionuar në Kuvend, kryetarja e seancës, Elisa Spiropali, ndërpreu diskutimet pas fyerjeve të ashpra që u shkëmbyen mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ajo theksoi se “fyetjet janë të rënda” dhe kërkoi që të ruhej qetësia në sallë.
Reagimi i Spiropalit erdhi pas përplasjeve mes deputetëve, ku fjalë të ashpra u përdorën gjatë diskutimeve mbi çështje të ndryshme, përfshirë vdekjen e një 14-vjeçari, një ngjarje që shkaktoi tensione të mëdha mes grupeve parlamentare.