Një prej debateve që u ndez ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve nisi për shkak të ironisë së përdorur nga ministrja e shtetit Elisa Spiropali. Kjo e fundit u shpreh se i dëgjon me shumë ëndje debatet pasi i shijon theksi dhe toni i përdorur. Kjo fjali nuk u pëlqye nga deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i cili i kërkoi që të bënte kujdes kur të fliste.
Oerd Bylykbashi: Zonja ministre bëni kujdes kujdes kur flisni, jemi në Komisionin e Ligjeve.
Oerd Bylykbashi: Bëni kujdes kur flisni në Komisionin e Ligjeve
Elisa Spiropali: Ishte një kompliment, por së fundi edhe komplimentet nuk i pranoni , jeni shumë të shqetësuar. Për sa i përket çështjeve që ju diskutuat, dua të them që zoti Alibeaj i është referuar një varianti të vjetër të projektligjit dhe po diskutonte në parim. Diskutime të cilat në i kemi ezauruar. Unë e kuptoj ju do ta bëni këtu diskutimin tuaj, do ta bëni dhe në seancë patjetër, e keni këtë të drejtë. Madje flisni sa më shumë se mirë është që qytetarët t’iu dëgjojnë. Për sa i përket ndryshimeve është kontribut i përbashkët këtu.
Enkelejd Alibeaj: Ligji Spiropali apo ligji Bushka ndajeni këtë muhabet?
Elisa Spiropali: Do doja të ishte shumë ligji Spiropali, por ka qenë dhe propozimet e relatores dhe të grupit nismëtar që kanë arritur në këtë produkt për tu miratuar këtu në Komisionin e Ligjeve.
/Priza.al/