Spiropali nuk i heq as presjen Ramës, nuk la pa thumbuar Metën: Ti kthejmë normalitetin Presidencës

Ministria e radhës që ka folur ditën e sotme në seancën parlamentare në lidhje me situatën në vend ka qenë Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Spiropali është shprehur se do të ketë kompensim për pensionistët dhe bizneset e vogla, në mënyrë përballimin e krizës.

“Do të kompensohet me 30 mijë lekë, për tre muaj pensionistët për ushqimet e shportës. Mbështetja do të shkojë edhe për fermerët. Shqipëria bën diferencë për vendet e rajonit, dhe përmendet si shembull. Taksë zero për bizneset e vogla”, tha ajo.

Sakaq ajo ka përmendur se vendi po përballet me situata nga më të ndryshmet, por që qeveria po përpiqet që ta kthejë vendin në normalitet, ashtu edhe në qeveri duke zgjedhur presidentin.

“Pse nuk i përmendni këto kur dilni flisni. Ky është vetëm fillimi. Lufta vazhdon, ne do të përballemi me situata të reja, sepse nuk janë të dhëna gratis. Ne kemi shtuar buxhetin për ushtrinë, sigurinë sepse na i detyron marrëdhënia me NATO-N. Personat që u shpallen me faj kur thotë gjykata jo opozita. Ne i bindemi drejtësisë, edhe pse në vetëdije ne e dimë se kemi të drejtë për çështjen e presidentit. Na ka ndihmuar Ilir Meta. Ne i kthejmë normalitetin popullit ashtu siç do kthejmë edhe institucionet në normalitet”, shton Spiropali.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *