Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi i është drejtuar me një sërë akuzash opozitës.
Spiropali tha se opozita nuk mund të kthehet më në pushtet, pasi kur kanë qenë kanë privatizuar ccdo gjë.
Spiropali tha se qeveria ka mbështetur c çdo sektor dhe do vazhdojë ta bëjë, ku theksoi se brenda 4 vitesh janë 7 fishuar fondet për kulturën.
“50% humbje në sistem për ta rrënuar. Ne nuk themi që jemi armiku ynë, ju na shpallët ashtu. Keni marrë peng foltoren dhe keni përdorur armë. Jeni të njëjtë, nuk keni kujdes për të vërtetën. Ku e keni sot Lulin. Kjo është qësharake, pasi pretendoni të jeni burr shteti. Nuk do ktheheni më, as me Metën as Monikën. Jeni të njëjtë pas mbroni Lulin, bamb bumb. Ju privatizuat çdo gjë, në fusha sportive dhe sistemin energjetik. Kalatë i kishit kthyer në mejhane dasmash. Sot janë 7 fishuar fondet. Në 2013 nuk figuronte zë për kërkimin shkencor, zero asnjë. Nga 2019-2022 janë dyfishuar fondet për kërkimin shkencor. Nuk ësht5ë vetëm paga ku i thërrisnit në miting, por sot ata kanë mundësi të kenë cilësi tjetër”, tha ajo.