Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali po merr pjesë sot në konferencën e nivelit të lartë për rimëkëmbjen e Ukrainës që po mbahet në Berlin, Gjermani.
Kjo konferencë është bashkëorganizuar nga presidenti i Republikës Federale Gjermane Olaf Scholz dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.
Spiropali në një postim në rrjete sociale shprehet se qeveria shqiptare do ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj.
“Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj të drejtë për çlirim, si edhe do të kontribuojë në projektet e rimëkëmbjes së pasluftës”, tha Spiropali.
Konferenca e cila po merr pjesë edhe ministrja Spiropali ka për qëllim mobilizimin e një mbështetje të vazhdueshme për rikuperimin, ndërtimin, reformat dhe modernizimin e Ukrainës.