Spiropali thirrje deputetëve: Votoni rezolutën kundër raportit të Dick Marty

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend në lidhje me rezolutën kundër raportit të Dick Marty.

Spiropali i ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë, pasi është një zë kundër kriminelëve të luftës.

“E dinin që në krye të herës që raporti ishte një farsë një hakmarrje e frymëzuar nga ata që ishin mundur në luftë. Duke tentuar të kthejnë kokëposhtë të vërtetën të shndërronin kriminelët e luftës në viktima. Fiks aty ku mund ta pengojë e ta rikthejë mbrapsht vetëm e vërteta. Shfaqja e mëngjesit kishte hijet dhe dyshimet dhe erën e një të shkuare një gjuhë retorike një verbi që i ka bërë dëm Shqipërisë vazhdimisht. Ne mund të kemi ndryshim, por për këtë çështje duhet të kemi një zë. Do lutesha që kjo rezolutë të merrnin të gjitha votat. Askund pavarësisht kalvarit, heroizmi nuk mund të shndërrohet në krim dhe krimi nuk mund të amnistohet duke pretenduar viktimizim”, tha Spiropali.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *