Spitali i ri Rajonal i Fierit hap dyert për pak ditë, Rama: Ka 424 aplikantë

Kryeministri Rama ka lajmëruar se spitali i ri i Fierit do të hapet brenda pak ditësh. Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, kreu i qeverisë tha se deri tani janë 424 aplikantë që kanë shprehur interesin për të punuar në këtë spital, që do të ketë një super ekip turko-shqiptar.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë. #ShqipëriaeArdhmjaJone #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *